lunedì 8 marzo 2010

Do mendoj per ty

Gjethet do te bien njellojne vjeshte
E toka do rrotullohet rreth diellit si perhere,
Une gjithnje do men doj per ty,
Per ty dashuria ime e marre,
Per qe nuk te thashe dot te dua
Edhe kur koha me pluhur gjithcka te mbuloje
Une do te kem kohe per ty te mendoj,
Edhe kur shiu ne rruge te me lage,
Edhe sikur hena asnjehere te mos dale,
Une perseri do te te kujtoj ty...
Edhe sikur koka me thinja te me jete mbuluar
Do te eci ne rruge
Ty duke te kujtuar,
Ty,dashuria ime e pare dhe e marre...
E kerrusur do jem ne pleqeri,
Nje shall supeve do hedh,
Por syte do me shkelqejne
Kur niperve historine tone do t'u them...

Vetmi

Sa i trembem ksaj vetmie
Qe trishtim ne zemer me sjell
E me ben te ndjehem me plakur
E me detyron lote te derdh ...

Ku je

Te kerkoj ngado e s'te gjej dot
As tek lulja qe mban emrin tend,
As ne dhomen time,ku heshtja mbreteron,
E une nuk arrij ta kuptoj,
Ku je,c'moment te kohes jeton?
Te kerkoj nder endrra
DHe ne vargjet e nje kenge te gjej ,
Duket sikur autori fjalet me ka vjedhur
E poezi per ty krijoi...
Edhe pse s'e di ku je
Zemra meri s' te mban dot
Sepse dashuria eshte ndjenja me fisnike,
Qe i lidh njerezit gjithmone e me fort...

Deri ne perjetesi

Ti nuk je i pasur,
Xhevahire nuk mban si stoli,
Por ke zemer te arte,
Me madhja pasuri...
Ti je njeri i mire,
S'e njeh ligesine,
Ndaj une do te dua
Deri ne perjetesi...
Related Posts with Thumbnails