martedì 23 febbraio 2010

Cezma e Stebleves

Gurgullima e ujit qe gjarperon,
Nga te carat e malit del,
Nga thellesia e tokes se arte
E ne qender te fshatit ze vend...
Sikur te mundja te merrja nga ky uje,
Ta mbaja me vete gjithnje,
Etjen buzeve t'u shuaja
E shpirtit t'i ktheja freskine...
Ah kjo gurgullime e ujit,
Si nje melodi e bukur dhe e rralle,
Ka shume histori brenda saj,
Ka grimca guresh nga malet e Raducit,
Ka gjethe e lule nga fushat e Klenjes
Ka arome dehje nga ajri i bjeshkes
Ka ne te burimin e jetes...
Nga burimi i Stebleves
Merr jete cezma e Ferat Liles
Si kujtim i viteve qe ikin,
Nje balle te djersitur freskon,
Udhetarin e larget duke pritur...

Nessun commento:

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails