lunedì 22 febbraio 2010

Ditet calamane

Oh,sa e lodhur jam nga jeta,
Me duket se ditet me mua jane zemeruar,
Me duket se shpirti ka mbetur ne nje pyll
Me ere e fortune trazuar!...
Une e mjera i zgjas doren qiellit
Ai,si per ironi te fatit,
Lot me sjell...
E keshtu kalojne ditet,
Oret e minutat e mia cale-cale...
Ah,sikur te kishte njeri qe te me qante
hallin!
Vec qielli e toka e dine
Se sa dite kaloj une ne merzi...
Deshirat me arsyen kacafyten
Ne jeten time,
Me lumturi te mbetur u lok ne karrike,
Per nje dite gezimi,duke pritur gjate...
Keshtu qenka e shkruar
Vitet,si me paterica,ikin
E une s arrij ta kuptoj;
Mos jane ditet mallkim e shpagim
njeheresh?!...
Mallkuar ju, dite qe kaloj pa asnje emer!
Mallkuar ju,ore,qe lodhje me shkaktoni
E plaget ne zemer mi shtoni!...
Ditet e mia calamane
Koha eshte gjykatese per gjithcka,
Se une skerkova asnjehere shume nga jeta
Vec miqesi te sinqerte,
Si dielli ne qiell te paster pa re,...
Ditet e mia calamane
Qe ikni e ikni pa mbarim,
Kam dashur dhe dua me gjithe shpirt
Qe jeta te kete nje kuptim...

Nessun commento:

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails